Arrestimi i Veliajt, Tabaku në Kuvend: Shqiptarët po shohin të vërtetën e një sistemi të kalbur, kemi parë vetëm majën e ajsbergut

17 Shkurt, 11:10 | Përditesimi: 17 Shkurt, 11:10

Deputetja e PD Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në Kuvend, u ndal edhe tek arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ajo tha se tashmë shqiptarët janë duke parë të të vërtetën e një sistemi të kalbur.

‘Arrestimi i 10 shkurtit (Veliajt) është pikë kthese. Shqiptarët po shohin të vërtetën e një sistemi të kalbur. Kemi parë vetëm majën e ajsbergut, nuk janë akuzat e ngritura vetëm për një kryetar bashkie por të një skeme të organizuar që zhvasnin paratë e shtetit. Është skemë që ka kapur të gjithë vendin. Kjo është ajo që bëri Ahmetaj dhe Ilir Beqaj. Ky është fillimi i shembjes së një kulture kriminale që për 12 vite ka vjedhur. Arrestimi i Veliajt nuk shënon fundin e korrupsionin, por tregon se korrupsioni ka hyrë në cdo vend.

r.k./Shqiptarja.com