Me tone të ashpra kritikoi deputeti demokrat pr.ligjin e propozuar nga PS për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje kryesisht në zonat rurale. Dash Sula ktheu në vëmendje historinë e së moshuarës që u arrestua për kotec pulash pa leje në vitin 2022.
“Meqë e keni kaq merak, u dhimbën njerëzit, qani. Ajo ministrja, pse nuk e blini skanerin për të sëmurët. A u kujtohet Qamil Zela që vari veten për 38 mijë lek në Rrogozhinë, e futët në burg e vari veten. Harruat nënë Pashkën që e arrestuar për kasollen e pulave. Harruat gjithë fshatarët për një gjysmë çatie për një gardh që i keni fut brenda përveç gjobës”, tha Sula.
SI.E./Shqiptarja.com