ARRSH e sugjeroi si rrugë alternative, trafik kilometrik në aksin Maliq-Gramsh, numër i lartë automjetesh nga Korça për në Tiranë

21 Shkurt, 18:57 | Përditesimi: 21 Shkurt, 18:57

Aksi Maliq-Gramsh është bllokuar nga trafiku kilometrik, kryesisht i makinave që udhëtojnë nga Korça drejt Tiranës. Ky aks u sugjerua si rrugë alternative për shkak të shembjes së rrugës Librazhd-Pogradec. Në aksin Maliq-Gramsh u raportuan të bllokuara 3 trajlera, ndonëse thirrja e Autoritetit Rrugor Shqiptar vlente vetëm për mjetet e vogla.

A.M/Shqiptarja.com