Arsimi i Lartë 2030, Manastirliu: Ndërkombëtarizim i universiteteve dhe skemë e re financimi! Do ketë rishikim të kuadrit ligjor

18 Shkurt 2025, 13:37 | Përditesimi: 18 Shkurt 2025, 13:37

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu prezantoi sot së bashku me kryeministrin Rama dokumentin për politikat e Arsimit të Lartë 2030. Manastirliu theksoi se dokumenti i ri për arsimin e lartë përmban dy objektiva kryesorë: Zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe arritja e standardeve evropiane në arsim dhe kërkim shkencor. 

Masat kryesore që do të zbatohen deri në vitin 2030 do të jenë rishikimi i kuadrit ligjor për të siguruar më shumë fleksibilitet dhe për të hapur rrugën për programe të reja studimore, por edhe profilizimi i universiteteve sipas kërkesave të tregut të punës, me fokus tek kombinimi i degëve shoqërore me teknologjinë dhe IT.

Më tej synohet dhe rritja e ndërkombëtarizimit, përmes programeve të diplomave të përbashkëta dhe kampuseve të reja dhe financimi i arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, me përfshirjen më aktive të diasporës akademike në procesin e mësimdhënies dhe kërkimeve.

r.k./Shqiptarja.com