Ashpërsim i veprave penale që cënojnë të miturit dhe të rinjtë, Balla për sigurinë në shkolla: Do instalohen kamera nëpër rrugët pranë institucionit

18 Dhjetor 2023, 19:33

Ministria e Brendshme është hartuar drafti për rishikimin e veprave penale që cënojnë fëmijët dhe minorenët, me qëllim ashpërsimin e tyre dhe tashmë është dërguar në ministrinë e drejtësisë. Ministri Balla duke raportuar për paketën e sigurisë në shkolla tha se synohet që gjatë 2024 rrugicat pranë shkollave të monitorohen nga kamera sigurie.