'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

24 Nëntor, 14:58

Kryeministri Edi Rama nga Londra u ka bërë thirrje qytetarëve që të investojnë në tokat e tyre që ndodhen në male.

Ai madje është shprehur se qeveria po punon për të lançuar ““Paketën e Maleve”, e cila do jetë program, që do t’u japë mundësit të gjithë atyre që duan të investojnë pronën e tyre.

“Do lançojmë “Paketën e maleve”, do t’i japë mundësi çdokujt që ka një truall, një shtëpi, në malet e Shqipërisë që mund të investojë pa patur mundësinë e tapisë, pa taksa për dhjetë vjet, në mënyrë që të ndërtojë ekonomi të re dhe të shtuar për veten dhe të rrisë ekonominë e zonës. Koha e uljes së ikjeve  dhe e rritjes së kthimeve po vjen, pak e nga pak”, tha ai.

S.G/Shqiptarja.com

  •  

    No videos found.