Atentati në Astir, vrasësit me pagesë fillimisht qëlluan makinën nga mbrapa dhe më pas u dolën paralel nga ana e pasagjerit ! Kamera e sigurisë filmon momentin e sulmit

14 Nëntor 2021, 11:56 | Përditesimi: 14 Nëntor 2021, 14:32

Atentati mafioz në Astrit i ndodhur mbrëmjen e djeshme, dyshohet se është bërë si pasojë e përplasjes së bandave në kryeqyteti. Një kamera sigurie në zonë ka mundur të filmojë momentin ku mjeti tip 'Toyota' me targa  AA 532 ON e përdorur nga autorët ka qëlluar fillimisht nga mbrapa mjetin "Audi A 7" ku udhëtonin Erigers Mihasi, 32 vjeç dhe miku i tij Armand Dumani, 26 vjeç, dhe më pas i kanë dalë paralel në anën e djathtë të "Audit", ana e pasagjerit, dhe kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi duke bërë shosh mjetin dhe lënë dy viktima.

    KT/Shqiptarja.com