Atentati në Lezhë, shënjestër dyshohet anëtari i Nikulajve! Mbeti i plagosur bashkë me pronarin e berberhanes ku ndodhi sulmi, 3 atentatorët shkuan me 'Audi'

2 Shkurt, 11:36 | Përditesimi: 2 Shkurt, 11:36

3 vite më parë, biznesmeni Ardian Nikulaj mbeti i vrarë në lokalin e tij në Shëngjin. Bashkë me 30-vjeçarin Sokol Daci që mbeti i plagosur gjatë një shkëmbimi të dyshuar me armë zjarri në berberhanen në Rrilë të Lezhës, mendohet të jetë lënduar edhe një anëtar i Nikulajve. Ai dyshohet të ketë qenë shënjestra e sulmit. 30-vjeçari i lënduar u dërgua në Spitalin e Traumës, ndërsa për të plagosurin tjetër vijojnë kërkimet.

    A.A/Shqiptarja.com