Gjykata e Tiranës ka pezulluar nga detyra drejtorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Gëzim Sala pasi ka lejuar punësimin e Muçi Shaljanit si agjent në shkelje totale ligjore. Shaljani është viktimë e atentatit të Rinasit në nëntor 2025 së bashku me shënjestrën Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Përveç pezullimit nga detyra, me vendim gjykate Salës i është ndaluar dhe dalja jashtë vendit. Ai akuzohet për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’.



















