Atentati në Shkodër/ Balla: Kam shumë besim tek ekipi që po drejton hetimin

13 Mars, 14:08

Ministri i Brendshëm Taulant Balla është pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së qeverisë në lidhje me atentatin e mbrëmshëm në Shkodër ku mbetën të plagosur dy persona.

Balla shpreh besim tek ekipi që po drejton hetimet në Shkodër, ku mbeti i plagosur vëllai i drejtorit të DRSHTRR.

Pyetje: Vëllai i një drejtori të rëndësishëm në Shkodër, është bërë objekt i një atentati, ndaj tij janë derdhur 80 plumba. Disa ditë më parë, në Lezhë, ka pasur një tjetër atentat ku ka qenë i përfshirë një zyrtar lokal i asaj zone. Në qarkun e Lezhës janë 4 vrasje të pazbardhura, vetëm në muajt e fundit. A ka marrë krimi një revansh në vend?