Përfaqësuesit e Unionit të gjyqtarëve që kanë mbrojtur në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e tyre për ndryshimin e formulës së përllogaritjes së pagave të tyre, për t’i rritur ndjeshëm ato, kanë dhënë dhe argumenta që shkojnë përtej arsyetimeve juridike gjatë debateve në seancë.
Njëri prej tyre, Genti Dokollari, ka shpjeguar se zgjedhja e tyre për të bërë ankimin, gati dy vjet pas ndërhyrjes ligjore nga ana e qeverisë dhe parlamentit, kishte qenë taktike. Duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese në mars të vitit të kaluar, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, synimi sipas tij kishte qenë që të shmangte presionin e qeverisë mbi çështjen, me shpresën dhe të një ndryshimi politik në drejtimin e vendit. “Por llogaritë nuk an dolën”, deklaroi ai.
Report TV ka siguruar diskutimet në seancën gjyqësore, ku Dokollari jep shpjegimet e tij.



















