Autor i disa grabitjeve, arrestohet 29-vjeçari në Durrës! Mori para, bizhuteri dhe pajisje të ndryshme në banesa (EMRI)

16 Janar, 11:39 | Përditesimi: 16 Janar, 11:39

Domeniko Ceni ka vjedhur 3 herë, gjatë periudhës dhjetor 2025-janar 2026, shuma parash, bizhuteri dhe pajisje të ndryshme, në banesën e një shtetaseje italiane, në Fermë Sukth. 29-vjeçarit iu gjetën një pistoletë sportive që e mbante pa leje, si dhe një maskë dhe një palë doreza të cilat dyshohet se i përdorte për të kryer vjedhjet.

I.M/Shqiptarja.com