Avokatët e Fredi Belerit do kërkojnë sërish lirimin, media greke: Humb mandatin nëse s'betohet deri në 15 shtator

16 Gusht 2023, 14:54

15 shtatori është afati i fundit në të cilin Fredi Beleri humb mandatin nëse nuk betohet si kryebashkiak. Mediat greke duke iu referuar avokatëve, thonë se para këtij afati mbrojtësit ligjorë do të dorëzojnë në SPAK një kërkesë të re për lirim.