Avokati Gashi te “5 Pyetjet”: Arsyeja e vrasjes së Liridonës nuk do të zbulohet kurrë

11 Dhjetor 2023, 21:51

“Unë mendoj se motivi i vrasjes së Liridona Ademajt nuk do të dihet kurrë”. Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme avokati Tomë Gashi i ftuar në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo”. Ai foli për jetën personale të Naim Murselit dhe maninë për të qëndruar shumë afër personave të fuqishëm, VIP-ave dhe shtetërorë. “Është një ngjarje tepër e rëndë. Një personi me mendje normale, nuk do i shkonte mendja të vriste nënën e fëmijëve të tyre, gruan e tij. Është arrestuar edhe personi i katërt, sot është lënë në burg. Ky person ka shitur armën, që është kryer krimi. Fëmijët e Liridonës janë larguar për në Suedi. Dy fëmijët janë 4 dhe 6 vjeç. Nuk e di kush e mori vendimin për të larguar fëmijët për në Suedi. Kur është kryer vrasja, fëmijët ishin në familjet e babait të tyre. Gjyshërve të tyre. Është vendosur që ata të shkojnë në Suedi dhe ndihma që mund t’u jepet është më profesionale. Në Kosovë nuk besoj se do u ofroheshin shërbime adekuate. Edhe babai i Naimit ka dhënë disa deklarata në media, disa persona e kanë kontaktuar dhe kjo nuk do të thotë se janë familjarë të Liridonës. Ka qenë në përkujdesje të policisë. Ai ka deklaruar se e konsideron veten të rrezikuar dhe largimi i fëmijëve ka qenë i pritur. Unë mendoj se motivi nuk do të dihet kurrë” tha ai.