Avokati, Ngjela: Vizita e Blinken në Tiranë, favor për shqiptarët! Jemi të domosdoshëm në konfliktin mes sllavëve dhe SHBA në Ballkan

10 Shkurt, 18:49

Avokati Spartak Ngjela në një lidhje skype për Report Tv tha se vizita që pritet të mbajë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në Tiranë më 14 shkurt, është favor për shqiptarët në Ballkan në konfliktin mes SHBA dhe sllavëve.