Babai 'prin' marshimin e familjarëve drejt qendrës: O Mateo, babai është i vdekur, sado që po ecën! Ngrihuni o popull, më iku fëmija 8 vjeç, nesër mund të të ndodh ty

18 Nëntor 2021, 12:32 | Përditesimi: 18 Nëntor 2021, 12:32

Babai i Mateos është pari që po "prin" turmën e familjarëve që po shkon në qendër të qytetit. Një moment prekës është thirrja e babait, i cili thotë  se ndonëse ai po ecën, shpirtërisht ka vdekur.

"Babi është i vdekur, sado që ecën në rrugë. Ngrihuni o popull, më iku fëmija 8 vjec, nëse mund të të ndodh, larg qoftë mund të të ndodh ty, se nuk ma mban goja se po e vuaj vetë", dëgjohet të thotë ai.

r.k./Shqiptarja.com