Babaramo: Në fitoren e Kurtit kontribuan kundërshtarët e tij! Klosi: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion për dialog me Serbinë

16 Shkurt 2021, 22:03 | Përditesimi i fundit: 2021-02-16 22:14:01

Fitorja historike e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovës ku konsideruar historike për Albin Kurtit, pasi mblodhi më shumë vota se çdo parti tjetër në historinë e shtetit. Edhe pse rezultati ende nuk ka dalë zyrtarisht pasi mbetet për t'u numëruar vota e diasporës, tashmë Albin Kurti cilësohet si Kryeministri i ardhshëm i vendit. Në emisionin "Repolitix" në Report Tv diskutimi u fokusua pikërisht në arsyet që çuan në këtë votë popullore ndaj Kurtit, ku gazetari Ilir Babaramo tha se në fitoren e tij ndër të tjera kontribuan edhe kundërshtarët e tij, që solli dhe 'funeralin' e LDK-së.

"Në fitoren e Albinit kontribuan edhe ata që ishin kundërshtarët e tij. Ne pamë një funeral të LDK-së që me këmbëngulje vazhdonte në rugovizmin si karikatura të shëmtuara të Ibrahim Rugovës. Por si ata që ndjekin hapat e Rugovës ashtu edhe Hashim Thaçi, të dy këto personazhe e kaluan momentin  e tyre, tani erdhi momenti i Kurtit. Kurti ka treguar se është një politikan i pa korruptuar dhe rob i mendimeve të veta. Rezistencën e tij politike i ka formuar në burgjet serbe", tha Babaramo.

Ndërsa Fatos Klosi, ish kreu i SHIK, tha se nëse Albin Kurti ka nxjerrë mësime nga  ato ditë që ndenji në pushtet para se të rrëzohej nga partia me të cilin ishte në aleancë ai do të qeverisë gjatë. Klosi tha se aleatët ndërkombëtarë po i bëjnë presion për dialog me Serbinë ende pa nisur qeverinë.

"Nëse Albini nuk ka nxjerrë mësime në ato ditë që ndenji në pushtet atëherë do të qeverisë gjatë, nëse jo duhet të mendohet mirë. Atë e do populli është e qartë, por situata e Kosovës nuk është situatë e një vendi normal. Ajo është ende e panjohur në arenën ndërkombëtare, Aleatët po i bëjnë presion pa nisur ende qeverinë duke i kërkuar dialog me Serbinë", tha Klosi

Në të njëjtën linjë ishte edhe konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari, i cili tha se Albini ka përkrahjen e madhe popullore dhe se dy partitë LDK dhe PDK kanë pësuar humbje të elektoratit të tyre.

" LDK dhe PDK kanë humbje të elektoratit të tyre, ndërsa Albini ka përkrahjen popullore dhe në këtë kuptim", tha Hajdari.