Balla: Ndryshojnë kompetencat e Prefektit, më shumë rol për garantimin e sigurisë në komunitet

21 Shkurt, 14:08

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave bëri me dije se kanë miratuar disa ndryshime që parashikojnë t’i japin më shumë kompetenca rolit të Prefektit. Roli kryesor sipas Ballës, do jetë drejtimi i Këshillit të Sigurisë Publike me synimin për rritjen e sigurisë në komunitet.

I pyetur nga gazetarët nëse Prefekti me kompetencat e reja mund të kërkojë shkarkimin e kryetarit të Bashkisë, tha se nuk është e vërtetë.