Balla në Udine: Shqipëria nuk është më sot 'delja e zezë' e Europës, synimi ynë, destinacion turistik jo vetëm për verën

24 Shkurt 2025, 20:24 | Përditesimi: 24 Shkurt 2025, 20:24

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla përmbylli turneun e tij në veri të Italisë me një takim me emigrantët shqiptarë në Udine. 

Ai u shpreh se Shqipëria ka ndryshuar, zhvillimi i vrullshëm i së cilës sipas tij gjatë qeverisjes socialiste e ka kthyer vendin në një destinacion turistik mjaft tërheqës, kjo edhe falë përmirësimit të imazhit të keq që kemi pasur 12 vjet më parë.

"Shqipëria nuk është më sot "delja e zezë" e Europës. Shqipëria sot ka një reputacion ndërkombëtar, Shqipëria sot nuk është një vend ku nuk na shkelte asnjeri, nuk na ftonte askush. Dhe kur na ftonin në tryeza ndërkombëtare që na takonin, kryeministri i asaj kohe thjesht mund të krijonte të qeshura në sallë për shkak se ngjante Boratin edhe pse tani i themi bufi i kënetës. Të qeshurat kryesisht vinin dhe nga anglishtja e çalë.
Por sot Shqipëria mirëpret kryetarë shtetesh. Mirëpresim direkt pas zgjedhjeve të 11 majit javën pasardhëse komunitetin politik evropian i cili do të sjellë në Shqipëri të gjithë udhëheqësit e Europës, nga kryeministri i Britanisë së Madhe apo mikja jonë kryeministrja Meloni te presidenti turk, kryeministri grek, presidenti francez apo kancelari gjerman i ri që del nga zgjedhjet e kësaj fundjave', tha ai. 

r.k./Shqiptarja.com