Balla nga Vlora: Këtë vit nis vëzhgimi i territorit me dronët ‘Bayraktar’, godasim kultivimin e kanabisit e ndërtimet pa leje

4 Maj 2024, 15:50 | Përditesimi: 4 Maj 2024, 16:22

Nga Vlora, ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi se këtë vit synon të heq Shqipërinë nga halli e kultivimit të kanabis sativa. Ministri njoftoi se territori do të fotografohet edhe me dronët “Bayraktar”, ndërsa u kërkoi policëve kontroll për ndërtime pa leje në bregdet, jo tek rregullimet e çative të shtëpive.