Në komisionin për Sigurinë Kombëtare po shqyrtohet projektligji ‘Për Policinë e Shtetit’.
Teksa iu drejtua deputetëve, Ministri i Brendshëm Taulant Balla në fjalën e tij tha se Kuvendi ka garantuar një agjenci të pavarur, dhe me rezultate të shkëlqyera në më pak se 3 vjet të kësaj agjencie.
Ai theksoi se duhet të ketë një nen në projektligj që të rregullon raportin e policisë dhe Komisionit të Sigurisë.