Balla-opozitës: Çdo humbje e ktheni në fitore! Opinioni na dha të drejtë

12 Dhjetor 2024, 13:41 | Përditesimi: 12 Dhjetor 2024, 13:41

Taulant Balla, hodhi poshtë akuzat e opozitës lidhur me interpretimin e opinionit të Komisionit të Venecias dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës.

Balla theksoi se Komisioni i Venecias ka konfirmuar të drejtën e parlamentit për të votuar çështje që janë brenda kompetencës së tij. Ai nënvizoi se mazhoranca ka respektuar ndarjen e pushteteve dhe parimet e Kushtetutës, duke mos devijuar nga proceset ligjore.

E.B/Shqiptarja.com