Balliu në ‘5 pyetjet’: Pas dorëheqjes, Basha ka vetëm një mision me deklaratat e tij, shpreson të mos bashkohen demokratët! PD është në proces zgjedhor në bazë

4 Prill 2022, 22:49

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Klevis Balliu thotë se Enkelejd Alibeaj nuk ka asnjë tagër ligjor për të ankimuar vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila njohu ndryshimet e statutit të Sali Berishës. Në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, Balliu thotë se ky vendim nuk ankimohet pasi Alibeaj nuk ka qenë palë në çështje.