Balluku: Investimi në TEC-in e Vlorës do bëhet nga SHBA, do prodhojë energji sipas nevojave tona

18 Mars 2021, 19:13 | Përditesimi i fundit: 2021-03-18 22:36:22

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se marrëveshja e arritur me SHBA për TEC-in e Vlorës është një arritje e madhe pasi ky TEC do të vihet në punë për herë të parë më gazin e lëngshëm. Ajo tha se pjesë e marrëveshjes është që investimi do të bëhet nga SHBA dhe se do të prodhojë energji sipas nevojave të Shqipërisë , energji që do të blihet nga shteti shqiptar.