Banorët e Akërnisë: Aeroporti i ri i Vlorës do sjellë zhvillim! Rama deklaroi se punimet për aeroportin nisin më 28 nëntor

30 Tetor 2021, 13:11 | Përditesimi: 30 Tetor 2021, 13:11

Në fshatin Akërni të Novoselës do të ndërtohet aeroporti i tretë i Shqipërisë. Lajmin e bëri e të ditur Kryeministri Rama, i cili deklaroi pak ditë më parë se punimet do të nisën ditën e pavarësisë më 28 nëntor 2021.

Banorët e fshatit Akërni shprehen se ndërtimi i aeroportit ndërkombëtar të Vlorës do të sjellë zhvillim për mbarë zonën e Myzeqesë. Pritshmëritë janë jo vetëm në fushën e turizmit , por edhe për punësimin

r.k./Shqiptarja.com