Bardhi apo Basha kryetar grupi i PD? Meta: Nuk është detyra ime të përcaktoj, e tregon vota

6 Shtator 2023, 12:29

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur sot se kë njeh si kryetar grupit të PD-së, pas vendimit të Kuvendit Kombëtar të PD që ia kaloi kompetencat e Gazment Bardhit Lulzim Bashën. Meta u shpreh  se vota tregon legjitimitetin.

“Mendoj se në demokraci ju e dini se është vota, është shumica të cilat tregojmë legjitimitet kur ka një diskutim. Nuk është detyrë e imja, por për mua është unifikimi i opozitës dhe vënia në punën një herë e përgjithmonë e opozitës përballë regjimit.”, tha Meta.