Bardhi apo Basha kryetar i grupit parlamentar në PD, sqaron Çuçi: Larg qoftë ta caktojë PS-ja

13 Shtator 2023, 13:49 | Përditesimi i fundit: 2023-09-13 13:50:40

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Bledi Çuçi i pyetur nga gazetarët në lidhje me kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, sqaroi se kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk e caktoi se kush është Bardhi apo Basha. Çuçi shtoi se larg qoftë ta emërojë PS-ja kryetarin e grupit.