Bardhi kërkoi çregjistrimin e Bashës së kryetar i PD, shtyhet seanca në Gjykatën e Tiranës

2 Prill, 18:44

Gjykata e Tiranës, shtyu për në 30 prill, seancën shqyrtimin e kërkesës së Gazmend Bardhit për çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së. Gjatë kësaj kohe kjo Gjykatë do të administrojë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë, që ktheu për rigjykim në Apel çështjen e PD. Në të njëjtën seancë do të shprehet edhe për legjitimimin ose jo të grupit të Bashës si palë në proces.