Bardhi ndjek live nga telefoni fjalimin e Berishës, batutë dhe me Mediun: Ju pritëm sa ju pritëm, filluam pa ju...!

23 Dhjetor 2024, 17:50 | Përditesimi: 23 Dhjetor 2024, 17:50

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, ka ndjekur live nëpërmjet telefonit, nga sheshi “Uillson” ku ndodhej me pjesën tjetër të grupit, fjalimin e kryetarit Sali Berisha, i cili ndodhej në një tjetër nyje të bllokuar nga PD.

Bardhi e ka shfrytëzuar këtë moment edhe për të bërë batuta me Fatmir Mediun, deputetin republikan. 

“Ju pritem sa ju pritem dhe filluam pa ju...!”, iu shpreh ai në lidhje telefonike.

r.k./Shqiptarja.com