Bardhi njeh Berishën si kryetar: Do respektoj vullnetin e shumicës! Grupi Basha? Në rrugë të gabuar, i ftoj të na bashkohen

14 Shkurt, 11:34 | Përditesimi i fundit: 2024-02-14 15:04:13

Pas bashkimit me Rithemelimin, Gazment Bardhi krah Flamur Nokës ka nisur takimet me bazën. Nga ndalesa e parë në qytetin e Shkodrës, i pyetur nga gazetarët nëse tashmë e njeh Sali Berishën si kryetar, Gazment Bardhi thotë se respekton vendimin e shumicës së anëtarëve.