Bardhi pas takimit me deputetët e Berishës: Do vijojmë kaosin në Kuvend

12 Janar, 15:33

Gazment Bardhi thotë se do të vijojnë kaosin në Kuvend, ndonëse Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie. Pas mbledhjes me deputetët e Berishës, Bardhi thotë se opozita është në protestë.

“Patjetër që opozita është në protestë dhe do ta vijojë. Kjo do të ndodhë dhe të hënën. Seanca e të hënës është, vjen kryetarja ju përshëndes dhe vit të mbarë. Kaq është thelbi i seancës. Nëse ka çështje të tjera sigurisht që ne do të diskutojmë lidhur me këto”, tha Bardhi.

Bardhi po ashtu shtoi se është diskutuar edhe për bashkimin. 

"Është diskutuar çështja e bashkimit të PD dhe opozitës. Secili koleg ka dhënë mendimin e tij se si është mënyra më e mirë për të forcuar PD do jem para jush", vijoi Bardhi.