Gazmet Bardhi, gjatë protestës iu është drejtuar punonjësve të policisë duke thënë se policia duhet që të merrte masa për bllokimin e rrugëve, pasi i është dërguar njoftim zyrtar se do të protestohej.
‘Ju lutem më thoni në cilin ligj bazoheni dhe unë ju dëgjoj, për faktin që jeni policia e shtetit dhe jo policia e pushtetit. Ne ju kemi njoftuar zyrtarisht dhe ju duhet të merrni masa përt bllokimim e rrugëve', tha ai.