Bardhi reagon pas takimit me shefen e OSBE në Tiranë: Rama nuk lejon përfaqësimin e opozitës në komisionin e Reformës Zgjedhore

17 Janar, 21:15

Deputeti Gazment Bardhi ka reaguar pas takimit që pati me përfaqësuesen e OSBE-ODIHR në vendin tonë, Clarisse Pasztory mbi Reformën Zgjedhore. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social 'X', Bardhi akuzon kryeministrin Rama se po bllokon komisionin për Reformën Zgjedhore, duke mos përfshirë përfaqësuesit e vërtetë të opozitës.