Basha bllokon foltoren e Kuvendit, kërkon fjalën! Nikolla e përjashton nga seanca

21 Mars, 11:25

Kreu i PD, Lulzim Basha ka bllokuar foltoren e Kuvendit, ndërsa kërkon të marrë fjalën për të folur mbi Reformën Zgjedhore. Kreu i PD ka bllokuar foltoren duke mos lejuar ministrin Mete që të marrë fjalën.

Pavarësisht paralajmërimeve të Nikollës që të lirojë foltoren pasi në senacë do diskutohej rendi i ditës, Basha nuk u tërhoq. Kryeparlamentarja e përjashtoi nga seanca dhe dha 5 minuta pushim ne kërkesë të kreut të grupit të PD, Bledi Çuçit.

“Ju lutem lironi foltoren se do ju përjashtoj nga seanca. Ju lutem lejoni foltoren. Nuk ua jap fjalën. Kur shoh që nuk i përmbaheni procedurës kam të drejtën t’iu heq fjalën sipas rregullores. Mos pengoni rendin e ditës. Do vijojmë me rendin e ditës.  Jeni i përjashtuar nga seanca për zaptim të Foltores. Jeni i përjashtuar”, tha Nikolla.