Basha citon raportet ndërkombëtare: Kërkoni ndjesë për varfërinë që i shkaktuat shqiptarëve! Kjo qeveri, shfaqja e një regjimi që s'ndryshon dot fytyrën

16 Shtator 2021, 21:01

Ndërsa ka cituar raportet ndërkombëtare, nga foltorja e Kuvendit, kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që t'i kërkojë falje shqiptarëve për gjendjen ekonomike ku ndodhet vendi. Sipas Bashës, Shqipëria është vendi më i korruptuar në Ballkan, e ndërsa citon OKB, ai shprehet se vendi ynë është po ashtu edhe prodhuesi kryesor i Hashashit në Europë. Kryedemokrati akuzoi edhe njëherë Ramën se vodhi zgjedhjet, teksa shtoi se qeveria   është "shfaqja e një regjimi që nuk e ndryshon dot fytyrën e vet e as efektet negative që ka në jetën e çdo shqiptari".