Basha e ka të ndaluar të shkojë në SHBA? Rushaj: S’e besoj! S’i kam kërkuar të më tregojë vizën apo pasaportën

27 Shtator 2021, 22:37

Një nga akuzat më të rënda që ka ardhur nga vetë ish-kryeministri Sali Berisha, gjithmonë pasi u përjashtua nga grupi i PD-së,  është se Lulzim Basha nuk mund të shkojw në SHBA. Lidhur me këtë akuzë, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj nuk dha një përgjigje shteruese, por tha se Basha “mund” të shkojë për vizitë pune në Amerikë.

“Basha nuk shkon dot në SHBA? Nuk e besoj, nuk i kam kërkuar Bashës që të më tregojë pasaportën apo vizën. Besoj se mund të shkoj sa herë të ketë ftesa apo takime pune në Amerikë”, tha Rushaj.