Basha i mori kompetencat e kreut të grupit, Bardhi: Të mashtrosh veten dhe të tjerët për të disatën herë, e pafalshme! Sula: U lodhëm kot për ta bërë kryeministër

2 Shtator 2023, 19:09

Gazment Bardhi ka reaguar pas ndryshimeve statutore të miratuara në Kuvendin Kombëtar të PD, sipas të cilave kryetari i PD Lulzim Basha i ka marrë kompetencat e kryetarit të grupit parlamentar, duke ia shtuar vetes. Në një nen të miratuar, propozohet që kur Partia Demokratike të jetë në opozitë, kryetari i grupit Parlamentar të jetë vetë kryetari i Partisë, pra Basha.