Basha kthen asetet e partisë në PD! Makina e parkuar në oborrin e boshatisur të selisë, arka e partisë ende ‘e bllokuar’

18 Gusht, 19:56

Pas marrjes së vulës nga Sali Berisha, Lulzim Basha ka bërë dorëzimin e të gjitha aseteve të partisë. Pas llogarisë bankare në korrik, gjatë gushtit është dorëzuar edhe makina që përdorte dikur ish kryedemokrati. Makina “Range Rover” qëndron e parkuar në oborrin thujse bosh të PD, selinë e së cilës tashmë Berisha e gëzon edhe zyrtarisht.