Basha mbushi Pallatin e Kongreseve, Berisha e feston 33 vjetorin e themelimit të PD me vajzën e tij, Argitën

11 Dhjetor 2023, 19:09

Ashtu si në Kuvendin e Rithemelimit, që më shumë u cilësua si Kuvend familjar për shkak se Sali Berisha u braktis edhe nga Gazment Bardhi e deputetët e grupit të tij, edhe sot 33 vjetorin e Rithemelimit të PD, ish kryeministri e ka festuar me vajzën e tij Argita Berishën. Ndërkohë paralel u zhvillua dhe aktiviteti i organizuar nga kryedemokrati Lulzim Basha në Pallatin e Kongreseve ku u vu re se salla ishte e mbushur plot me demokratë dhe figura të rëndësishme të PD.