Basha: PD do të dorëzojë në Kuvend amendamente për të mbështetur SPAK

24 Prill, 11:25

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë për mediat bëri me dije se do të dorëzojnë në Kuvend amendamentet për të mbështetur SPAK. Basha tha se një nga problemet madhore të kësaj qeverie është korrupsioni, gjë e cila u evidentua edhe në raportin e DASH.