Basha: PD padi në SPAK mbi akuzat e Ahmetajt për Ramën se ai është përfitues i aferës së inceneratorëve

15 Shkurt, 10:39

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pasi la sallën e Kuvendit, sepse nuk u zhvillua interpelanca me kryeministrin Edi Rama për aferën e incneratorëve, tha se kreu i qeverisë ka përdorur vizitën e Blinken që t’i fshihet kushtetutës. Basha tha se javën e ardhshme do të bëjnë padi në SPAK për kryeministrin Edi Rama dhe Blerim Hoxhën, ku do të përfshijnë edhe akuzat e Arben Ahmetajt ndaj Ramës.

‘Inteperlancë të bëra para 2 javësh. Numri 2 e akuzoi se është de Facto pronar i inceneratorëve. Eshtë e qartë që sot Edi Rama ka përdorur nga njëra ana vizitën e Blinken për tu fshehur nga një detyrim kushtetues. I leverdis Edi Ramës që mos të ketë parlament që mos të përgjigjet para opozitës.

Keqardhje që ky skenar bëhet nga deputetë të opozitës. PD nuk dorëzohet para këtij realiteti para këtij teatri të qartë që luajnë me njëri tjetrin. PD padi penale bazuar mbi fakte, duke përfshirë pohimet e Ahmetajt, që përfitues si vërtetë është Edi Rama dhe për Blerim Hoxhën që ka vjedhur para nga inceneratorët.

Nuk është sensi i parlamentarizmit dhe demokracisë. siç e dini kushtetuta e Shqipërisë kryeministrin e mban përgjegjës për çdo akt. Ahmetaj ka thënë përfitues i aferës së inceneratorëve është Edi Rama dhe e ka thënë numri 2 i tij. Ne javën e ardhshme depozitojmë padi për shtyp.’- tha Basha.

    No videos found.