Basha përsërit akuzat ndaj mazhorancës për minim të punës së SPAK: Manja gënjeu, amnistoi të korruptuarit

3 Maj, 11:54 | Përditesimi i fundit: 2024-05-03 11:56:26

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një konferencë me gazetarët ditën e sotme, përsëriti edhe një herë akuzat e tij se mazhoranca kërkon të minojë punën e SPAK, teksa vuri gishtin dhe tek ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ,që sipas tij gënjeu pasi amnistoi të korruptuarit dhe subjektet e SPAK, ndërsa nga ana tjetër i jep leksione SPAK si duhet luftuar korrupsioni.