Basha: Presidenti të zgjidhet nga populli, t’i rikthehen kompetencat! T’u hiqet imuniteti parlamentar atyre që janë nën hetim nga SPAK

21 Shtator 2023, 18:05

Kryedemokrati Lulzim Basha teksa ishte duke prezantuar reformën zgjedhore u shpreh se Presidenti do duhet të zgjidhet nga populli e ndërsa do duhen t’i rikthehen kompetencat, sipas tij të marra nga mazhoranca. Basha shtoi gjithashtu se një tjetër ndryshim që do ‘luftojë’ PD-ja është edhe heqja e imunitetit parlamentar e çdo eksponenti politik që është nën hetim nga SPAK, në mënyrë që Kuvendi mos të bëhet ‘mburoja’ e aktorëve politikë.