Akuzat e Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit se ‘Foltorja’ e Berishës nuk ka mbledhur dot as ¼ e firmave që duhen nga delegatët për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD, i është përgjigjur Edi Paloka, i cili ka ftuar gazetarët duke u hapur kasafortën e tij ku mbahen 4200 firmat e dorëzuara pak ditë më parë nga Berisha.
Paloka tha se ai i ka numëruar dhe janë dorëzuar 4200 firma, ndërsa pritet t’i shtohen dhe të tjera që po sillen pjesë-pjesë nga përfaqësuesit e Berishës.



















