Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës

18 Dhjetor, 13:02 | Përditesimi i fundit: 2024-12-18 13:03:22

Kryetari i grupimit Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 Majit 2025, ‘kush voton Ramën, merr peshqesh Berishën dhe kush voton Berishën merr peshqesh Ramën’.

Ai e ndau deklaratën në një video të postuar në rrjetin social Facebook ditën e sotme (18 Dhjetor), e shkëputur nga intervista e djeshme në REPORT TV, teksa Basha shkruan se zgjedhjet e ardhshme janë një mundësi për t’i dhënë fund “tangos së interesave personale” mes Ramës dhe Berishës, të cilët, kanë mbajtur vendin peng për dekada.

Sipas tij, ‘është koha për të refuzuar këtë sistem të kalbur dhe për të zgjedhur një politikë të re që i shërben familjeve shqiptare’.

    No videos found.