Basha veshi dyert e selisë së PD me logon e partisë, alarmohet Berisha: Po i blindon, po shndërron shtëpinë e demokratëve në bunkeri e tij

4 Janar 2022, 09:43 | Përditesimi: 4 Janar 2022, 14:42

Veshjen e xhamave të përparmë të derës kryesore të selisë së PD me letër ngjitëse me logon dhe simbolet e partisë duket se ka alarmuar Sali Berishën i cili e ka interpretuar si blindim dyersh.

I ashtuquajturi Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD ka reaguar nëpërmjet një deklarate, ku shkruhet se Basha po tenton të shndërrojë selinë e PD në 'bunkerin e tij privat'.

r.k./Shqiptarja.com