Rindërtimi dhe përdorimi i fondeve nga qeveria është bërë shkak i përplasjes në Kuvend me kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, me akuza dhe kundërakuza. Ishte kreu i qeverisë i cili ndërhyu ndërmjet interpelancës së kërkuar nga deputei i PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferraj, me ministrin për Rindërtimin Arben Ahmetaj, tha se bllokimi i kantiereve të ndërtimit është bërë për shkak të pandemisë.
Nga ana tjetër kryetari Lulzim Basha e akuzoi Ramën për korrupsion dhe se tenderat ndahen dhe përcaktohen në zyrën e tij. Sipas tij BE ka ndërtuar një shkollë me 681 mijë euro, ndërsa me fondet e qeverisë shqiptare është ndërtuar një shkollë mesatarisht 760 mijë për shkollë, ndërsa Bashkia Tiranë në një tender 1 milion e 340 mijë për shkollë ndërsa në një tjetër 2 milion e 173 mijë euro për shkollë.