Bashkia ndërton tregun e ri në periferi, tregtarët e Belshit sërish në protestë! Deputeti i PD: Të hetohet tenderi dhe nëse është zbatuar projekti

11 Maj, 11:10

Tregtarët e Belshit kanë dalë sërish në protestë këtë të shtunë duke kundërshtuar spostimin e tregut nga qendra e qytetit drejt fshatit Marinëz rreth 5 km larg Belshit.

Edhe pse e shtuna është ditë pazari, tregtarët nuk mundën të ushtronin aktivitetin e tyre, ndërsa refuzojnë të çojnë mallin në tregun e ri, të ndërtuar nga bashkia, pasi është larg zonës së banuar dhe nuk aksesohet nga blerësit.

Në mbështetje të tregtarëve doli sot edhe deputeti Dashnor Sula, i cili në një reagim në rrejtët sociale, i ka bërë thirrje kryetarit të bashkisë së të Belshit që të organizojë një takim me banorët.