Bashkim me Berishën për grevë urie? Meta: Do të bëjmë gjithçka për një opozitë të fortë

31 Tetor 2023, 12:13

Teksa ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvend, ku depuetët e Rithemelimit nuk lejojnë që të zhvillohen seancat plenare, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se do të jenë në një linjë me opozitën për rikthimin e vendit në shinat Kushtetuese. Ai tha se opozita duhet të jetë faktor i madh për rikthimin e demokracisë në vend.