BE nis programin mbështetës prej 7.2 milionë eurosh për të përshpejtuar integrimin e Shqipërisë! Gonzato: Gati të mbështesim planet ambicioze

14 Shkurt, 20:15

Projekti është në përputhje me objektivin ambicioz të Shqipërisë, të përcaktuar në Planin Kombëtar për Integrimin Evropian, për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027. Përmes ekspertizës së ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, BE-ja do të ndihmojë Shqipërinë në koordinimin e procesit të negociatave dhe harmonizimin e legjislacionit kombëtar me atë të BE-së në të 35 kapitujt e negociatave.